Sulme të sinkronizuara: Edhe Batatina i Llapit me akuza të rënda për FFK’në dhe gjyqtarët

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj ka lëshuar një sërë akuzash ndaj gjyqtarëve të Superligës pas duelit të sotëm, Vushtrria – Feronikeli.

Tashmë, akuza ka bërë edhe presidenti i Ballkanit, Arim Kabashi në rrjetet sociale, përcjellë Gazeta Olle.

Kurse, serin e këtyre akuzave e ka vazhduar edhe presidenti i Llapit, Beqir Batatina.

Ky i fundit ka shkruar se gjyqtarët kanë dëmtuar në mas të madhe klubin e tij.

Shkrimi i plotë nga Beqir Batatina:

Duke parë që nga fillimi i kampionatit persona të caktuar janë vendosur në pozicione për qëllime të caktura ku janë pikërisht në kundërshtim me rregulloren e FFK-së ku një person nga një regjion i caktur të jetë komisioner i delegimit të gjyqtarëve ku nga ai qytet kemi dy klube ne Superligë. E kam vërejtur që në shumë ndeshje jemi dëmtuar si skuadër ku edhe pse trajneri i skuadrës tonë është ankuar, jam munduar si President i këtij klubi të madh të jem i kujdesshëm dhe mos të ngutemi por duke e parë se po vazhdon natyra negative e personave me qellime te caktura, me ç’rast jemi dëmtuar si me rastin e dënimit me dy ndeshje pa shikues me fajin e atyre që me qëllime të caktura po i delegojnë persona me na dëmtuar dhe me i humb investimet tona milonëshe si në rastin tim që së bashku me vëllezërit e mi në gurbet me saktrifikoj për rininë dhe futbollin e Kosovës. Andaj edhe plotësisht e përkrahi Presidentin e Feronikelit, z. Naser Ramaj dhe të Ballkanit, z. Arsim Kabashi sepse ne kështu më nuk mundemi që me mjetet tona të luajnë persona të pa ndërgjegjshëm e që shiten me para të cilët nuk i duhen futbollit dhe neve si donatorë. Kam projekte milonëshe për futbollin llapjan së bashku me vëllezërit e mi por nëse vazhdon kështu FFK-ja, ne jemi të detyruar të terhiqemi nga futbolli kosovar sepse ne po duam drejtësi e korrektësi dhe jo armiqësi mes vete andaj nuk po dua armiq por miq ndërsa miqtë po na i humbin njerëzit për qëllime te caktura të cilat tashmë mirë po dihen Unë si President i KF “Llapi 1932” kërkoj të jemi unik dhe të mos lejojmë që persona të caktuar ta prishin futbollin dhe ne mos të ikim me fajin e disa personave që rinia jonë mos të ketë zhvillim dhe avancim.

Me shumë respekt Presidenti i KF “LLAPI 1932” Beqir Batatina