Suksesi historik në Ligën e Kampionëve: Vashat e Mitrovicës shpërblehen me kaq para premia

KFF Mitrovica ka arritur sukses historik në futbollin femëror në Kosovë.

Kjo skuadër tashmë ka kaluar në mesin e 32 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaOlle.

E kryetari i këtij klubi, Hajrullah Haxhiu pas këtij suksesi do t’i shpërblejë me nga 500 euro premia futbollistet mitrovicase.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Haxhiu për mitrosport.

Fotografia e Mitrosport