Suarez si Eto’o

Mesfushori i skuadrës së Barcelonës, Javier Mascherano, e ka cilësuar bashkëlojtarin e tij Luis Suarez, si Samuel Eto’o.

“Ai është gjëja më e afërt që kam parë me sulmuesin Eto’o. Ata kanë të njëjtat karakteristika ata janë luftëtar të vërtet dhe ndihmojnë edhe mbrojtjen. Suarez është një djalë shumë i mirë ai punon shumë edhe jashtë fushe”, u shpreh Mascherano.