Suarez do të bëhet baba

Gruaja e Mario Suarez, ish-futbollisti i Atletiko Madrid aktualisht pjesë e Fiorentinës, njoftoi se është shtatzënë dhe shumë e lumtur me këtë “dhuratë”.

Në mesazhin e saj në rrjetin social Malena Kosta postoi: “Ne jemi shumë të lumtur që ndajmë me ju lajmin fantastik se shumë shpejt do të jemi prindër”, transmeton ‘Panorama’.

Pothuajse të njëjtën kohë, edhe Suarez gjithashtu njoftoi për shtatzëninë e bashkëshortes në “Instagram”. Malena dhe Mario kanë një marrëdhënie bashkë prej katër viteve.