Suarez bën modestin: Golat? I lumtur për ekipin

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, është shprehur i kënaqur me paraqitjen individuale dhe me fitoren e skuadrës katalunase në shtëpinë e Paris Saint Germainit, 3:1.

“Ishte shumë e rëndësishme për ne që të marrim një rezultat të mirë këtu. Mirëpo, ne ende s’e kemi siguruar kualifikimin sepse gjithçka mund të ndodhë në 90 minuta. Golat? Jam i lumtur që i ndihmova ekipit”, deklaroi uruguaiani, i cili ishte realizator i dyfishtë i skuadrës së Luis Enriques. /Gazeta Olle