Struga e pandalshme, Shkupi e Renova luajnë baras kurse dëshpëron përsëri Shkëndija

Renova nga Xhepçishti i Tetovës barazoi në udhëtim me rezultat 2:2 me Shkupin, në derbin shqiptar të Kampionatit të Maqedonisë Veriore në futboll.

Marin Jurina shënon dy gola për shkupjanët në minutën e 42-të dhe në atë të 90-tën, ndërsa trim i Renovës është Remzi Selmani, shënues i dyfishtë (44′ e 82′).

Pas javës së tretë Renova ka 7 pikë në vend të dytë sa ka edhe lideri Akademia Pandev, ndërsa Shkupi është në vend të pestë me 4 pikë. Struga Trim Lum shënon fitore të madhe me rezultat 2:1 ndaj Sileksit nga Kratova.  Struga renditet në vend të tretë me 6 pikë të mbledhura. Kampioni Shkëndija nga Tetova dëshpëron, duke barazuar si vendas 1:1 me Makedonija GP. Shkëndija vazhdon pa fitore, është pika e parë në kampionat.

Për tetovarët realizoi Bejtullai (41′) dhe për mysafirët Padu (38′). Shkëndija është vend të nëntë me 1 pikë.

Liga e Maqedonisë Veriore
A. Pandev-Borec        2:0
Shkëndija-Makedonija GP    1:1
Shkupi-Renova    2:2
Struga Trim Lum-Sileksi    2:1
Vardari-Rabotniçki    2:0