Strakosha përsëri hero, shikoni pritjen e tij në minutat e fundit të ndeshjes

Lazio fitoi me shifrat minimale, 0:1, sfidën e javës së 22-të në udhëtim ndaj Frosinones.

Mjaftoi një gol i Felipe Caisedos, në minutën e 36-të, për të marrë një fitore të rëndësishme për garat evropiane, transmeton Gazeta Olle.

Vendasit e Frosinones u munduan të reagonin disa herë, dhe më i rrezikshëm ishte rasti i minutës së 86-të, por Strakosha me një pritje fantastike, duke marrë edhe vlerësimin e mediave italiane, shpëtoi rrjetën pa u prekur. Kështu, Lazio shkon në vendin e gjashtë me 35 pikë, vetëm një më pak se Milani në vendin e katërt.

Kujtojmë se Strakosha ishte hero edhe kundër Interit në Kupën e Italisë.

Pritja e Strakoshes on Vidnews.