Stones tregon si e largoi topin nga vija fatale

Një nga momentet më interesante gjatë derbit Manchester City-Liverpool, ishte kur mbrojtësi John Stones, largoi topin nga vija fatale, shkruan Gazeta Olle.

Ai tregoi si ndodhi rasti. “Unë u përpoqa të merrja gjithçka përsipër, pashë rastin dhe e vërejta se ishte shumë afër golit. Jam i lumtur që topi nuk e kaloi vijën fatale. Këto gjëra mund të ndryshojnë një lojë. Jam i lumtur që nuk u shënua gol”, deklaroi Stones pas ndeshjes.

Manchester City fitoi 2:1 në derbin e madh anglez.