Stoke City nuk e humb durimin, vazhdon ta pres Shaqirin

Stoke City nuk e ka ndërmend të dorëzohet për të marrë shërbimet e yllit kosovar të Interit, Xherdan Shaqiri.

Madje, ata besojnë se durimi do t’iu shpërblehet me ardhjen e Xherdanit në Angli.

Skuadra e Premierligës, ka arritur marrëveshje për 16 milionë euro me Interin, mirëpo Shaqiri nuk po i thotë ‘PO’ një transferi të tillë.

“Ne do të vazhdojmë ta presim, ashtu siç bëmë me Bojanin (ish-sulmuesin e Barcelonës), verën e vitit të kaluar. Ne jemi ende duke pritur. Këtu ka një limit se sa gjatë do të presim, por ne kemi shpresa, prandaj pritja jonë do të vazhdojë”, deklaroi për ‘stokesentinel.co.uk’ ndihmëstrajneri i Stoke Cityt, Mark Bowen.

Bojan Krkiq është pjesë e Stoke Cityt. (Gazeta Olle)