Sterling tallet keq me Walker: S’do të të besoja ty as për të mbajtur beben time

Një episod shumë interesant ka ndodhur në minutat e fundit të ndeshjes Atalanta-Manchester City.

Portieri i Cityt, Claudio Bravo, është ndëshkuar me karton të kuq, përcjellë Gazeta Olle.

Ai u largua pasi pengoi sulmuesin Ilicic si lojtar i fundit.

Duke mos pasur portier rezervist, Guardiola inkuadroi në portë mbrojtësin Walker.

Pas ndeshjes, sulmuesi Raheem Sterling bëri një postim qesharak në Twitter.

“Më fal por kjo ishte shumë qesharake vëlla. Unë nuk do të të besoja ty as për të mbajtur beben time”, shkroi ai.

Goditjen e dënimit të shkaktuar nga Bravo, Walker e priti me vështirësi, ani pse topi i erdhi direkt në duar.

“Ndonjëherë unë i kritikoj portierët tanë në stërvitje kur nuk e kapin topin në tentimin e parë, por sonte e pashë që ndonjëherë portieri duhet të bëjë dy prekje”, deklaroi Walker.

Në minutat shtesë, ai u shtri në tokë pasi kapi një top të lehtë, duke nervozuar tifozët në stadium.

Walker e vlerësoi ekipin italian shumë pozitivisht, duke thënë që ata nuk kanë mbërritur kot në Ligën e Kampionëve.

Atalantas i duhej vetëm fitorja për të shpresuar në kalimin e grupit. /Gazeta Olle/