Sterling e pranon se goli i tij ishte i parregullt

Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling, ka folur në përfundim të fitores dramatike 3:2 të marrë nga Manchester City në fushën e Schalkes.

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, edhe pse ishim ne që i bëmë gjërat më të vështira. Gjithsesi, kemi luajtur si ekip edhe kur kemi mbetur me 10 lojtarë”, ka thënë sulmuesi anglez, transmeton Gazeta Olle.

“Në rastin e golit tim, kam përfituar nga mundësia që më është krijuar pas një shtyrje të vogël në kurrizin e mbrojtësit dhe ne kemi marrë fitoren.

Kemi patur disa vështirësi gjatë këtij sezoni, por nuk mund t’i fitosh të gjitha ndeshjet 3:0 dhe në Ligën e Kampionëve çdo kundërshtar mund të të ndëshkojë”, ka përfunduar Sterling.