Statovci beson në trofe me Llapin

Njëri nga futbollistët më premtues të Llapit, Rron Statovci thotë se pavarësisht dështimit në finale të DigitAlb Kupës ndaj Besës, ekipi i tij nuk do të dorëzohet deri në qëllimin final, të cilin synon ta arrijë edicionin e ri.

Kësisoj, Llapi i Tahir Batatinës do të tentojë titullin ose Kupën për të kapur arenën ndërkombëtare.

refer genc nuza llapi

Statovci pohon se Llapi ka një projekt interesant edicionin e ri. ”Nëse dikush mendon se Llapi është dorëzuar, e ka shumë gabim. Ne do të jemi edhe më të fortë sesa edicionin e kaluar. Këtë do ta kuptoni me kohë”, deklaroi Statovci për Gazetasheshi.com.

statovci

Mbrojtësi që mund të luajë në të majtë ose të djathtë, thotë se ka kontratë me Llapin pavarësisht ofertave që ka marrë.

Statovci është edhe pesë e Përfaqësueses U21 të Kosovës që drejtohet nga Rafet Prekazi.