Statistikat, Shqipëria bilanc negativ me Danimarkën

Përfaqësuesja e Danimarkës, me të cilën kuqezinjtë do të përballen në Kopenhagen, është një kundërshtar që mbahet mend mirë nga opinioni sportiv në vend për faktin se me këtë skuadër Shqipëria është përballur plot 9 herë në elimatoret e Botërorit dhe Europianit.

Bilanci në fakt tregon superioritetin e përfaqësueses nordike, që ka mundur të fitojë gjashtë herë, të barazojë dy dhe të humbë vetëm një takim. Gjitjcka nisi në Kopenhagen, në kuadër të eliminatoreve të “Euro 1964″. Danimarka fitoi thellë me rezultatin 4-0, por në ndeshjen e kthimit Shqipëria u hakmor me një gol të të madhit Panajot Pano, që i dhuroi fitoren e parë dhe të vetme Shqipërisë ndaj danezëve. 30 vitë më pas, shorti do t’i vendoste të dyja skuadrat në të njëjtin grup për eliminatoret e Botërorit “USA 1994″.

Danimarka e saposhpallur kampione europe, do t’i fitonte të dyja përballjet, 4-0 në Kopenhagen dhe 1-0 në “Qemal Stafa”. Edhe në Eliminatoret e Kupës së Botës, Gjermani 2006, danezët morën dy fitore përballë kuqezinjve, 2-0 në Tiranë dhe 3-1 në Danimarkëm ku për Shqipërinë realizoi Erjon Bogdani. Katër vite më pas, në kuadër të eliminatoreve të botërorit Afrikë e Jugut 2010, Danimarka fitoi lehtë 3-0 në Kopenhagen, ndërsa në Qemal Stafa sfida përfundoi në barazim 1-1. Golit të Bendtner iu përgjigj Erjon Bogdani.

Në takimin e fundit të luajtur në Elbasan Arena, për Euro 2016, gjithcka u mbyll në barazim 1-1. Fillimisht shënoi Ermir Lenjani për kuqezinjtë, por Vibe vuri paraspeshën 10 minuta para përfundmit të kohës së rregullt. Duket qartë që në përballjet e fundit Shqipëria ka rezultuar kockë e fortë për formacionin e Morten Olsen, madje këtë radhë kuqezinjtw do të tentojnë fitoren e parë në transfertë.

Bilanci

Danimarka – 6 fitore

Shqipëria – 1 fitore

Barazime 2 ndeshje