Statistikat Drita-Prishtina, prishtinasit i dominojnë gjilanasit kudo

Drita dhe Prishtina takohen të mërkurën më 25 tetor në Gjilan nga ora 13:30.

Do të jetë kjo ndeshje e vlefshme për javën e XII të Vala Superligës.

Me këtë ndeshje nis faza e dytë e cila vazhdon deri në javën e XVII, me që rast bardhekaltrit do të ndeshen edhe me Flamurtarin (të shtunën më 28 tetor në Drenas), Lirinë në Prizren, e pret Drenicën, i shkon Vllaznisë dhe e pret Gjilanin.

Ndërsa, me rivalët e Dritës do të jetë ky takimi i 40-të zyrtar në tre kompeticione pas luftës.

prishtina drita

Edhe pse në 7 ndeshjet e fundit Drita ka 3 fitore përball 4 të Prishtinës, kryeqytetasit në ndeshje të përgjithshme kanë larg rezultate pozitive prej 19 fitoreve, 13 barazime dhe vetëm 7 humbje me golldallim +25, 56:31.

Po ashtu, Prishtina edhe në Gjilan ka bilanc pozitiv (një ndeshje e ka zhvillua në Mitrovicë) prej 5 fitoreve, 9 barazime dhe vetëm 3 humbje me golldalim +5, 14:19.

prishtina drita fetahaj

drita