Starton Liga Ballkanike, Kosova përfaqësohet me një skuadër

Sonte starton kampionati ballkanik i basketbollit, BIBL.

Skuadra e vetme e vendit tonë Bashkimi do të nis garën sonte në kampionatin më të ri në “Balkan League”.

received_10156028734413641

Prizrenasit do të jenë mysafirë të skuadrës së Blokotehnas nga Gjevgjelia e Maqedonisë.

Ndeshja luhet sot me fillim prej orës 18:30, ndërsa drejtësinë në ndeshje do ta ndajnë Dimitrios Bitis, Nikos Tziopanos dhe Diamantis Lortis.

Blokotehna ka nisur stinorin në BIBL me fitore, duke e mposhtur Tiranën në javën e kaluar.

Ndryshe, portokallezinjtë në kampionatin kosovar zë pozitën e tretë me pesë pikët të fituara.

Theksojmë se kampion aktual i kësaj lige është skuadra bullgare e Beroes.

received_10156028734358641