Standard Liege jep një super lajm Vojvodës para ndeshjes së Ligës së Evropës

Standard Liege është skuadra në të cilën është transferuar futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda gjatë kësaj vere.

Ylli kosovar  e ka gjetur mjaft mirë vetën në këtë skuadër, shkruan Gazeta Olle.

Madje, Vojvoda ka qenë titullar në gjitha takimet kampionale te skuadra belge.

Standard nesër do të luajë ndeshjen e parë në Ligën e Evropës, ndërsa sot ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë takim.

Në këtë listë është edhe anësori i Kosovës, Vojvoda, i cili pritet të jetë edhe titullar ndaj skuadrës nga Portugalia, Vitoria de Guimaraes.

Image