Stafi dhe lojtarët e Kosovës pritet nga qindra tifozë të Kosovës para stadiumit

Kosova do të luajë pas një ore ndeshjen kualifikuese për Euro2020 ndaj Anglisë.

Tashmë futbollistët e Kosovës kanë mbërritur në stadiumin “St Mary’s”, përcjell Gazeta Olle.

“Delegacioni i FFK-së në krye me presidentin Agim Ademi ka mbërritur në stadiumin “St Mary’s” për drekën zyrtare me delegacionin e Federatës Angleze. Në hyrje të stadiumit ishin qindra tifozë kosovarë, të cilët e përcollën delegacionin e FFK-së me brohoritje “Kosova – Kosova”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Fotografia e Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova