Stadiumit “Përparim Thaçi” kërkohet t’i ndryshohet emri, vijnë reagimet e ashpra nga Prizreni

Emri i stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren së fundi është bërë temë e diskutimit në Prizren.

E gjitha kjo, pas ardhjes së një propozimi për ndryshimin e emrit të stadiumit ku ndeshjet si vendas i luan skuadra e Lirisë, shkruan Gazeta Olle.

Pas kësaj, reagime të shumta kanë ardhur nga bashkëlojtarë të të ndjerit, Thaçi.

Ish donatori i klubit të Lirisë, Ramadan Susuri ka reaguar me anë të një deklarate publike lidhur me këtë çështje.

Më poshtë deklarata publike:

Përparimi me gjakun e vet ka shkruar emrin në historinë e artë të Kosovës Prizren, 3 dhejtor. I indinjuar me bisedat nëpër koluare, komentet në rrjetet sociale, nuk mund të heshtë e të mos jap oipionin tim, lidhur me marrëzitë deri në çmenduri për kosntestimin e emrit të stadiumit Përparim Thaçi. Në vitet 90-ta unë dhe shumë donator të tjerë të kohës, futbollistë, trajnerë e veprimtarë sporti, kemi punuar aq sa kemi mundur dhe ditur.Secili në mënyrën e vetë, duke qenë pjesë e rëndësishme e rezistencës paqësore aktive të asaj kohe.Me shpërthimin e luftës, në një nga mbledhjet e kryesisë me vendim të kryesisë pezulluam pagesat (edhe pse ishin simbolike) për futbollistë e trajnerë, me arsyetimin që klub të mos bëheshim barrë e donatorëve.Që në atë kohë ka patur kundërshtime nga disa trajnerë të shkollës së klubit, që patën thënë se : ‘nuk u intereson lufta UCK-ja, por familjet e tyre, duke mos dash të punojnë pa paga’,..! i larguam nga KF Liria. Përparimi në kohën e daljes publike të UÇK-së, ishte ndër thmeluesit e celulave të para në Anadrini, e më psa dëshmori i parë i Komunës së Prizrenit. Ai, më 27 maj 1998 ka rënë heroikshtë ndërmjet fshatrave Bella Cërkë e Xërxë,në kohën kur po kryente detyrat e ushtarit të UCK-së, të Shtabit të Drenocit bashkë me Feim Gashin dhe Sakip Bellaqën. La studimet, këpucët e futbollit vari në murë dhe ngjeshi armët për një të ardhme më të mirë, duke u rreshtuar pas luftëtarëve të Lirisë. Ndërkohë, pati të tillë, jo që kundërshtuan rezistencën dhe na perqesheshin dhe quajten ligën tonë dhe ligë të egër,..!!! Me gjasë të tillët sot janë ngritur (siq thotë populli jan que peshë) dhe kontestojnë nëse duhet ndërru ose jo emri i stadiumit ‘Përparim Thaçi’.Në fakt përpjekjet e tyre dhe sojit tyre s’kan ndalur kurrë.Ua kujtoj gjithë atyre që bëjnë të tilla pazare, se e kanë të kotë. Madje, kjo s’ka për të ndodhur kurrë. Me këtë rast dua të përdorë një citat të z.Agim Bytyqit, pas rënies së Përparim Thaçit, i cili u patë thënë futbollistëve (maj 1998) :’deri tash jemi mburrë me djersën që po derdhim karshi pushtuesit serbë, në këto kushte të egra, por nga sot, ajo sakrificë u la me gjakun e dëshmorit Përparim Thaçi, dhe djersa e derdhur e hupë kuptimin në këtë rast, sepse kemi të bëjmë me sakrificë sublime’, pati thënë Bytyqi duke lartësuar veprën e dëshmorit. KF Liria ka qenë i rreshtuar drejtë gjithmonë në kohët më të vështira, duke luftuar pushtuesin dhe duke dhënë dy dëshmorë:Naim Rexhepin , ish nënkryetar i asaj kohe (i vrarë me 24 mars 1999 në Celinë) dhe njëkohësishtë një kontribues i madhë i luftës çlirimtare dhe Përparim Thaçin. Pas lufte për të alrtësuar e nderuar veprën e tyre, stadiumit iu vu emri i Përparimti dhe më pas për disa vite rreshtë, është mbajtur turneu memorial kushtur këtyre dy figurave. Mirëpo, ka vite që ai s’po mbahet më.Sot ka zëra që vënë në pikpyetje emrin e stadiumit. Nuk ka asnjë reagim zyrtar nga klubi.Kjo s’do koment ! Por, unë si ish drejtor dhe kryetar i asaj kohe dhe në emrin e gjithë atyre futbollistëve, sportistëve, trajnerëve e donatorëve, ngre zërin dhe protestoj me forcë për nisiativa të tilla të sëmura. Ftoj, poashtu të lartpërmendurit që me forcë të kundërshtojnë këtë çmenduri. Ta kundërshtojmë fort ndërrimin e emrit të stadiumit ! Kjo, s’do të mundë të jetësohet KURRË ! Përparimi dhe heronjtë e Kosovës , kanë shkruar historinë me gjakun e derdhur gjithandej.

Zhur-Prizren, dt.03 dhjetor 2019
Me respekt: Ramadan Susuri, ish donator Kryetar e n/kryetar i KF Liria në vitet 90-ta dhe disa vite pas lufte.

Gëzim Daka, ish-bashkëlojtarë i Përparim Thaçit ka reaguar i mllefosur në llogarinë e tij teksa u ka kërkuar falje edhe familjarëve të tij për këtë debat të panevojshëm.

Më fal miku im PËRPARIM THAQI por duhet të reagojë nga paftyrësia e disa Shqip folsave të shitur që nga koha e…

Gepostet von Gzim Daka Daka am Montag, 2. Dezember 2019