Stadiumi legjendar i Milanit dhe Interit do të shembet, i riu pritet tëkushtonë mbi 1 miliard euro!

Inter dhe Milan që një kohë të gjatë janë duke bashkëpunuar për ndërtimin e stadiumit të ri.

Mirëpo qysh nga fillimi dy klubet e Milanos kanë hasur në vështirësi, duke pasur probleme me bashkinë e qytetit, për shkak të vendit të këtij stadiumi.

Fillimisht bashkia hodhi poshtë projektin që synonte shembjen e stadiumit aktual dhe për këtë klubet u detyruan të ndryshojnë e të paraqiten me një projekt të ri, që duket se ka gjetur edhe miratimin e të gjithë palëve të përfshira në këtë proces.

Mirëpo gjatë ditës së djeshme, dy klubet kanë marrë edhe një përgjigje tjetër, ku thuhet se stadiumi i tanishëm “San Siro” mund të shembet

Shuma që duhet të ndajnë gjigantët italian për stadiumin e ri do të jetë më shumë se 1 miliard euro.

Tani pritet vetëm miratimi final i Këshillit të Bashkisë së qytetit dhe firma mbi projektin e ri.

Stadiumi legjendar në Milano ishte hapur me 19 shtator të vitit 1926 dhe katër herë ishte renovuar, së fundmi në vitin 2016.