Stadiumi “Ismet Shabani” në Ferizaj ndodhet nën mëshirën e fatit

U tha se do të ketë pamje moderne. Madje u tha se do rinovohet brenda një kohe shumë të shkurtër, por lerë që nuk ndodhi as e para dhe as e dyta, por u ndaluan tërësisht punimet.

Stadiumi “Ismet Shabani” në Ferizaj ka mbetur nën mëshirën e fatit, pavarësisht se ishin premtuar 400 mijë euro për investime nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, si dhe nga Komuna e Ferizajt.

Në bazë të Memorandumit të nënshkruar, MKRS-ja investon mjete financiare në shumën prej 300 mijë euro, për vitin 2016 dhe 2017, ndërsa Komuna e Ferizajt, merr përsipër të investojë vlerën prej 100 mijë euro, në këtë periudhë dy vjeçare.

Punimet janë ndalur tashmë e shtatë muaj, ndërkohë që Gazetasheshi.com mëson se ato priten të fillojnë brenda këtij muaji, megjithëse ende nuk ka ndonjë datë zyrtare.

Fati i Klubit Futbollistik “Ferizaj” është rregullimi i fushës sintetike që tashmë quhet “Dardania”, ndërkohë që ai kryesori “Ismet Shabani” duket të jetë ende larg rikonstruktimit.

 

Image result for Stadiumi Ismet Shabani

Related image

Fotografia e KF Ferizaj