Stadiumi i klubit të njohur kosovar shndërrohet në “liqen”!

Aktualisht kemi hyrë në ditën e katërt që prej rastit të parë pozitiv me pandeminë e koronavirusit në Kosovë.

Kur jemi në këtë situatë emergjente në gjithë vendin, një veti tjetër negative është parë në Pozheran.

Në disa foto të ardhura në redaksinë e Gazeta Olle, shihet stadiumi i Vllaznisë që garon në Ligën e Parë të Kosovës, në një gjendje të tmerrshme.

Stadiumi ‘Ibrahim Kurteshi’, është shëndërruar në liqen, pasi i tëri është mbushur me ujë.

Në këtë stadium, që ndeshjet i ka luajtur skuadra e Vllaznisë, tashë e disa muaj kanë filluar punime për rregullimin e infrastrukturës, por që nuk dihet deri ku kanë arritur ato./Gazeta Olle