Stadiumi i Botërorit, parking autubusash (FOTO)

Një stadium, ndërtimi i së cilit kushtoi 350 milionë funte, e që u përdor për Kampionatin botëror në Brazil, vitin e kaluar, sot shfrytëzohet si parking i autobusëve.

Një prej stadiumeve më të shtrenjta në histori të futbollit, i ndërtuar për Kampionatin botëror në Brazil, sot përdoret për diqka tjetër.

Estadio Mane Garrincha, me kapacitet prej 72 mijë ulësesh, i ndërtuar në Basilia, është stadiumi i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit, me vlerë prej 350 milionë funte.

Vetëm Wembley kushtoi më shumë. Por, ai nuk është duke u shfrytëzuar për ndeshje, në përjashtim të ndonjë miqësoreje.

Dhe, bashkia e Basilias ka filluar që së fundmi ta shfrytëzojë si parking të autobusëve për të grumbulluar fonde për shkak se arena ka shpenzime mujore prej 130 mijë funtesh në javë.

 

Autobus