Stadiumi i boshatisur për Kombëtaren e Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi zbulojnë transparentin kundër Dukës

“Tifozat Kuq e Zi”, nuk mungojnë as ditën e sotme në mbështetje të Kombëtares, për ndeshjen me Andorrën në “Elbasan Arena”.

Pavarësisht përkrahjes për Kombëtaren Shqiptare, nuk mungojnë as thumbat në drejtim të federatës.

Mbi banerin e tifogrupit, është vendosur edhe një banderolë me mbishkrimin “Hallexhinjtë”.

Kjo si një ironi për deklaratën e zyrtarit të FSHF-së, Arben Dervishaj, i cili para pak kohësh u shpreh se futbolli nuk është për hallexhinjtë.

Të njëjtën banerolë “TKZ” e kishin shfaqur edhe në ndeshjen kundër Moldavisë në transfertë, teksa duket se nuk iu del inati me deklaratën e zyrtarit të FSHF-së.

Ndeshja u mbyll 2:2.