Stadiumi “Arena kombëtare” ka nisur të marrë pamje të re (VIDEO)

Stadiumi i ri kombëtar ka marrë formë dhe nga java në javë shtohen elemente që e çojnë ndërtimin e impiantit drejt përfundimit. Së fundmi, ka nisur vendosja e mbulesës metalike.

Në momentin që ajo do të përfundojë, kur edhe prania e vinçave të mos jetë e nevojshme, do të nisë edhe puna për sistemimin e fushës në stadium.

Prej pak ditësh është montuar edhe shkallarja, që ka vlerën e monumentit të kulturës.