Super-përballje në çerekfinalet e Kupës së Amerikës, ndeshja kryesore mes Kolumbisë dhe Kilit

Me sfidat e Grupit C që u mbyllën para pak minutash, Kili-Uruguai 0:1 dhe Ekuadori-Japonia 1:1, është përmbyllur faza e grupeve në Kupën e Amerikës.

Tani dihen skuadrat e plota dhe çiftet e çerekfinaleve, përcjellë Gazeta Olle.

Nikoqiri i turneut, Brazili, takohet me vendin e tretë të Grupit B, Paraguain.

Argjentina do të ketë përballë Venezuelën dhe fituesi i këtij dueli takohet me fituesin e sfidës Brazil-Paraguai.

Nëse sfidat mbyllen sipas parashikimeve në letër, gjysmëfinalja do të jetë një klasike mes Brazilit dhe Argjentinës.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes liderit të Grupit B, Kolumbisë dhe vendit të dytë të Grupit C, Kilit, që është kampion aktual i Kupës së Amerikës.

Ndërkohë, Uruguai përballet me Kombëtaren e Peru-së.

Më poshtë ciftet çerekfinale:

Brazili – Paraguai
Venezuela – Argjentina
Kolumbia-Kili
Uruguai-Peru. /Gazeta Olle/