Rezultatet komplete: Trepça nuk njeh lider, Besa, Drenasi e Vllaznia arrijnë fitore të rëndësishme

Kanë përfunduar pesë takimet e ditës së sotme në Ligën e Parë.

Dy liderët, Malisheva dhe Istogu bën hapa false në takimet e tyre sot, shkruan Gazeta Olle.

Kurse, Trepça ka vazhduar me serinë e mirë të rezultateve pozitive edhe këtë javë.

Në Gjakovë, Vëllaznimi humbi me rezultat të lartë nga Vllaznia.

Më poshtë rezultatet komplete të ditës së sotme:

LIGA E PARË

 Trepça 1:0 Malisheva
(Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Bekim Rama, Hekuran Osmani)

Istogu 1:1 KEKu
(Gjyqtarë: Valon Abazi, Bashkim Hysni, Fixhrije Sadiku)

 Drenasi 1:0 R.Sadiku
(Gjyqtarë: Valbon Hoxha, Zgjim Rrahimi, Faton Jakupi)

 Ulpiana 0:2 Besa
(Gjyqtarë: Ilir Mehmeti, Arbnor Bullatovci, Arsim Sadiku)

 Vëllaznimi 1:4 Vllaznia
(Gjyqtarë: Vigan Iberdemaj, Fatmir Abrashi, Albion Hyseni)