EKSKLUZIVE: Ky është trajneri i ri i Flamurtarit

Artim Shaqiri nuk do të jetë më trajner i Flamurtarit.

Kështu ka bërë të ditur vetë trajneri shkupjan pas ndeshjes së sotme ndaj Drenicës.

Gazeta Olle ka kontaktuar drejtorin sportiv të emëruar së fundi te Flamurtari, Arbnor Morina i cili ka konfirmuar ekskluzivisht trajnerin e ri në skuadrën “kuqezi”.

“Artimi para takimit të sotëm na ka informuar se për shkaqe personale pa marrë parasysh rezultatin do të largohet. Këtë vendim na komunikoi njerëzve në udhëheqësi të klubit dhe presidenti i klubit e aprovoi”, tha Morina për Olle.

Tutje Morina tha se trajner i ri i skuadrës do të jetë Sunaj Keçi.

“Trajner tashmë i ri te Flamurtarit do të jetë Sunaj Keçi i cili ka punuar një kohë të gjatë me ekipin”, përfundoi Morina.

Kujtojmë, Flamurtari ka vetëm 9 pikë pas dhjetë xhirosh në Superligë dhe rrezikon rënien nga liga.

Image result for sunaj keqi trajner
Sunaj Keç

Kurse vetë Morina ka thënë se dukë do të jetë trajner i skuadrës si shkas i korrektësisë.

“Ju njoftoj që nuk do të jem trajner sepse kam obligime të tjera në klub, dhe spekulimet e tilla janë të pa baza”, përfundoi Morina./GazetaOlle