Gjilani vazhdon me fitore, ndalet Drita në “Bajram Aliu”

Kanë përfunduar dy takimet e sotme në Superligë.

Gjilani ka arritur fitoren e radhës me rezultatin 1-0, ndaj Dukagjinit me golin e Tomislav Bushiq, shkruan Gazeta Olle.

Kurse në “Bajram Aliu”, Drenica dhe Drita luajtën baras 1-1.

Gilberto shënoi i pari për mysafirët kurse rezultatin e barazoi Prokshi dy minuta para fundit.

Gazeta Olle ua sjellë më poshtë rrjedhën kronologjike të sfidave:

IPKO SUPERLIGA

 Drenica 1:1 Drita

90’+5 Përfundon ndeshja.

90’+2 Shumë afër golit Drenica me Genc Hamitin.

88’ GOOL: Diar Prokshi barazon rezultatin në 1-1.

79’ Asnjë goditje brenda kornizës së portës nga futbollistët e Drenicës në këtë pjesë lojë.

74’ Bejta (Dre) godet nga jashtëzonës shumë pran golit Drenica.

73’ Hamdi Namani i Dritës gjuan por pret Ymeri.

65’ Drenica nuk po arrin ta rrezikon fare portën e Dritës.

57’ Drita shënon golin e dytë, por kapiteni i Dritës, Limani ishte në pozitë jashtë loje.

55’ Drenica tenton golin e barazimit por pa sukses.

49’ Hasan Hyseni i Drenicës futet mirë në zonën e Dritës por nuk arrin ta gjejë asnjë nga bashkëlojtarët e tij.

46‘ Fillon pjesa e dytë.

45’+1 Përfundon pjesa e parë.

41’ Afër golit të dytë, Drita, Bu.Shabani tenton por Pasoma shpëton Drenicën.

39’ GOOL: Gilberto Fortunato shënon për Dritës pas asistimit nga Shabani.

33’ Xh.Shabani gjuan nga goditja e lirë për Dritën por vetëm në goditje këndore.

25’ Drita dominon në lojë por ende pa gola.

21’ Emini (Dr) godet nga gjuajtja e lirë por pran portës.

16’ Emini (Dr) gjuan por larg nga porta.

8’ Mundësi për Drenicën, Abazi nuk gjuan mirë, topi përfundon pran portës.

5’ Dominim i lehtë i Drenicës por pa raste shënimi.

1‘ Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Bejta, Balde, Pasoma, Osmani, Bardhi, Thaci, Hasani, Hamiti, Mezliu, Abazi.

Drita: Tofiloski, Gërbeshi, Limani, Cuculi, Leci, B.Shabani, Namani, Emini, Fortunato, Xh.Shabani, Bu.Shabani.

 Gjilani 1:0 Dukagjini

90’+4 Përfundon ndeshja.

84’ Progni përsëri por shtylla shpëton Dukagjinin.

81’ Progni (Dre) gjuan por mbi portën e Dukagjinit.

75’ Demiri (Duk) godet shtyllën pas një aksioni të mirë të mysafirëve.

71’ Gjilani afër golit të dytë por topi largohet nga mbrojtësit mysafirë.

65’ Dukagjini tenton por që faza defanzive  e Gjilanit është në nivelin e duhur.

58’ Demiri (Duk) tenton por pa sukses për golin e barazimit.

50’ Iniciativë e lehtë e Dukagjinit por pa rrezikuar portën e Gjilanit.

46‘ Fillon pjesa e dytë.

45’+4 Përfundon pjesa e parë.

45’+1 GOOL: Tomislav Bushiq shënon për Gjilanin.

40’ Rastet janë të pakëta në këtë ndeshje.

34’ Gjuan Januzi (Gji) por topi përfundon pak mbi portë.

28’ Demiri (Duk) hy në zonën e Gjilanit por në fund nuk arrin të godet topin drejt portës.

24’ Progni gjuan por vetëm pran portës së Flamur Nezirit të Dukagjinit.

14’ Mundësi fantastike për Gjilanin, Greca i vetëm me porter por pret Neziri.

11’ Rrapa pëson një lëndim dhe del nga loja në vend të tij hy kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati.

7’ Ende pa asnjë rast nga asnjëra skuadër.

2’ Rrezikon Dukagjini, Lloga gjuan por pret Haxhihamza.

1‘ Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Gjilani:  Haxhihamza, Frashëri, Veliu, Rapa, Halili, Keita Aziz, Useini, Jonuzi, Progni, Greca, Busiç

Dukagjini: Neziri, Basriu, Palushaj, Haliti, Beqiri, Musa, Mustafa, Gava, Demiri, Jashanica, Lloga