SUPERLIGA LIVE: Trepça89 – Drenica dhe Gjilani – Vushtrria

Kanë përfunduar dy takimet e sotme në Superligë.

Gjilani ka shënuar fitore 2-0, ndaj Vushtrrisë, shkruan Gazeta Olle.

Bushic e Hajdari ishin shënuesit për Gjilanin në këtë takim.

Në duelin tjetër, Trepça 89 dhe Drenica luajtën baras 1-1.

Richard shënoi i pari për vendasit, kurse rezultatin në fund e barazoi Harmon.

Gazeta Olle ua sjellë më poshtë rrjedhën kronologjike të sfidat.

🔴 GJILANI 2-0 VUSHTRRIA

90’+4 Përfundon ndeshja.

90’ Kqiku provon nga distanca por i pasakt.

86’ Bashkim Shala gjuan me kokë por shpëton portën Haxhihamza.

80’ GOOL Fiton Hajdari vetëm dy minuta pasi hyri në lojë shënon për 2-0.

71’ Rreziston Vushtrria: Frashëri me solo aksion por pret Manxholli.

70’ Porgni gjuan nga goditja e lirë, qëllon vetëm rrjetën e jashtme.

66’ Jonuzi tenton direkt nga këndorja por largon topin Izmaku.

61’ Greca gjendet i vetëm me portier, por Manxholli tregohet vendimtar.

59’ Shumë afër golit të dytë Bushic, gjuajta me kokë vetëm rrjet e jashtme.

53’ Përsëri rrezikon dyshja, Greca-Bushic, por ky i fundit nuk arrin ta dërgon topin në rrjet.

49’ Vushtrria kërkon penallti pas një shtyrje në zonën e Gjilanit në Raboshtën.

46‘ Fillon pjesa e dytë.

45’+4 Përfundon pjesa e parë.

45′ GOOL Tomislav Bushic shënon për Gjilanin pas asistimit nga Greca.

43’ Qëndrim Gashi tenton nga 40 metra golin por Haxhihamza nuk befasohet.

33’ Raboshta tenton prapë golin te Vushtrria, por goditja e tij shkon fare pran portës.

29’ E pabesueshme çfarë humbet Bushic nga afro 5 metra.

27’ I pavëmendshëm Maxhuni, asiston për Grecën e Gjilanit por ky i fundit nuk ia del.

21’ Raboshta dridh Gjilanin, godet traversën.

19’ Rast i mirë për Vushtrrinë, pas harkimit të Maxhunit, Qëndrim Gashi nuk tregohet i saktë me një goditje “voley”.

12’ Rasi i parë për Gjilanin,  devijohet goditja e Rapës e cila përfundon në shtyll.

10’ Ende pa asnjë rast nga dy anët. Loja zhvillohet kryesisht në mesfushë.

5’ Lojë e kujdesshme nga dy skuadrat. Nuk ka ndonjë rast shënimi ende.

1′ Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Rapa, Ferreira, Frashëri, Shabani, Keita Aziz, Jonuzi, Progni, Greca, Busiç.

Vushtrria: Manxholli, Izmaku, Halimi, Muçaj, Gavazaj, De Souza, Lushtaku, Maxhuni, Gashi, Shala, Raboshta.

🔴 TREPÇA’89 1-1 DRENICA

90’+4 Përfundon ndeshja.

90’+2 GOOL Harmon barazon rezultatin.

89’ Gëzim Rusi humb rast fantastik për 89-shin.

85’ Drenica tenton ta gjejë golin e barazimit, por 89-shi shumë stabile në fazën defanzive.

71’ Rast pas rasti tashmë për Drenicën, gjuajtjen e Mustafës e largon nga vija fatale Asare.

70’ Harmon del i vetëm me portier, por shpëton portën Beqiri.

68’ Ndeshje e baraspeshuara, Drenica nuk po arrin të bëjë diçka më shumë në fazën ofanzive.

56’ E pabesueshme: Argjent Mustafa shumë pran golit të barazimit.

47’ Harmon humbet rastin më të mirë për Drenicën, i vetëm me portier gjuan jashtë portës.

46‘ Fillon pjesa e dytë

Fotografia e Gazeta OLLE

45’+2 Përfundon pjesa e parë.

40’ Harom afër golit të barazimit, traversa shpëton 89-shin.

37’ Drenica aspak e rrezikshme për portën e 89-shit.

34’ Goditja e Hotit nuk ishte mjaft precize.

22’ GOOL: Richard Asare shënon për 89shin.

8’ Muja rrezikon prapë portën e Drenicës, por nuk arrin ta dërgon topin drejt portës.

4’ Muja rrezikon portën e Drenicës, por i vëmendshëm Ymeri.

2’ Mustafa bën goditjen e parë por devijohet në këndore

1′ Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Trepça89: Beqiri, Pira, Ventura, Asare, Statovci, Jashari, Hoti, Muja, Emini, Rusi, Manaj.

Drenica: Ymeri, Sykaj, Bejta, Pasoma, Osmani,  Mustafa, Thaçi, Abazi, Mëziu, Harmon, Hamiti.