Spektakolare: Mobilizohet fshati kosovar, bën gati stadiumin pa u ndihmuar nga shteti (FOTO)

Kika po punon me të gjitha forcat që ndeshjet si vendës në Ligën e Parë, t’i zhvillojë shumë shpejtë në Hogosht.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Në fakt, Kika ka publikuar disa foto, ku shihet se punimet po vazhdojnë.

Vullnetarë të ndryshëm kanë punuar në terren, në mbjelljen e fushës.

Pa u ndihmuar nga institucionet shtetërore, Kika pretendon që ta bëjë shumë shpejtë gati shtëpinë e saj, që të jetë gati për t’i hapur dyert për Ligën e Parë.