Southgate: Kosovarët duhet të jenë shumë krenarë me këtë ekip, keni gjasa reale për Evropian

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë që tifozët kosovarë duhet të jenë shumë krenarë me futbollistët përfaqësues.

Sipas tij, Kosova ka mundësi reale që të kualifikohet në Evropian, përcjellë Gazeta Olle.

“Kosova bëri atë që thash para ndeshjes se do ta bënte. Ata kanë bërë presion të madh dhe për këtë arsye krijuan hapësira prapa”, deklaroi Southgate për “Supersport”.

“Tifozët patën një mbrëmje të mrekullueshme me shumë gola”.

“Ata ishin të rrezikshëm me lojtarët sulmues, ne i kemi bërë disa gabime por nuk dua të nëncmoj Kosovën sepse meritojnë lëvdata për atë që bëri në sulm”.

“Kosova ka mundësi shumë të mira për t’u kualifikuar në Evropian sepse keni mundësi edhe përmes play-offit”.

“Ju duhet të jeni shumë krenarë me skuadrën tuaj”, shtoi ai. /Gazeta Olle/