Sot tri ndeshje interesante në Ligën e Parë, luhet për mbijetesë dhe për barazhin e Superligës!

Krahas dy ndeshjeve të Superligës, sot luhen tri takime edhe në Ligën e Parë.

Ekipi i pestë në tabelë, Vitia, është nikoqir i Onixit, përcjellë Gazeta Olle.

Në Istog, vendësit luajnë një sfidë shumë të rëndësishme për mbijetesë, ku presin Drenasin.

Ndërkohë në Mitrovicë, Trepça është nikoqire e prishtinasve të Ramiz Sadikut.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 15:30.

Sot, 15:30:
Istogu – Drenasi
Vitia – Onix
Trepça – Ramiz Sadiku. /Gazeta Olle/