Sot testohen edhe dy skuadra, ja postimi interesant i Lecit

Drita është skuadra e radhës që është duke i bërë testet për koronavirus.

Gjatë ditës do t’i bëjë edhe klubi tjetër elitar, Ferizaj.

Mbrojtësi i gjilanasve, Liridon Leci, e ka bërë një postim interesant pas procesit, përcjellë Gazeta Olle.

Ai ka theksuar që gjithmonë është pozitiv, por sot pret që rezultati i testit t’i dalë negativ.

“Gjithmonë pozitiv, në pritje të testit negative”, ka shkruar Leci.

Ai e ka bashkangjitur edhe një foto të testimit. /Gazeta Olle/

Gjithmonë pozitiv, në pritje të testit negativ! #covid-19 🦠🤔

Gepostet von Liridon Leci am Samstag, 23. Mai 2020

Drita me dy fytyra | Publikisht kërkoi rifillimin e kampionatit, por në FFK vendosi për mos-vazhdimin e tij!