Sokol Cikalleshi vazhdon me gola në Turqi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, vazhdon të shënoi gola në Kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar sapo ka realizuar edhe një herë për skuadrën e Osmanlispor.

Skuadra e Goztepes ishte duke udhëhequr 2-0 në pjesën e parë, por më pas Osmanlispor arriti të barazoi në 2-2.

Ky është goli i gjashtë për Cikalleshin këtë edicion me Osmanlispor.