SKANDAL: Ku është shteti, si ka mundësi t’i ndodh kjo Donjeta Sadikut

Është stërvitur për muaj të tërë dhe në fund, nuk ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen shkaku i vizave, raporton Sport Plus.

Hyrja në Indi ka qenë e pamundur të sigurohet edhe pse për këtë çeshtje janë ngritur në këmbë edhe AIBA dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

donjeta

As tendenca e Komitetit Olimpik Indian për të bindur qeverinë e këtij vendi, nuk ka mjaftuar për të bindur indianët, ta lejojnë delegacionin kosovar.

“Donjeta është jashtëzakonisht e zhgënjyer. Është bërë mund e sakrificë për të arritur deri këtu e tash i mohohet kjo gjë shkaku i vizës. Deri kur do të jenë të izoluar sportistët kosovarë?” – ka thënë trajneri i saj Besim Brahimi.

donjeta