SHOKUESE: Tifozët e Vllaznisë konfirmojnë lajmin e Gazetës Olle: U sulmuam nga tifozët që patën thika e sëpata!

Tifozët e Vllaznisë kanë konfirmuar lajmin e Gazetës Olle për dhunën pas ndeshjes në derbin lokal ndaj Vitisë sot.

Përmes një njoftimi për shtyp, në mënyrë shokuese, ata kanë shkruar se janë sulmuar nga tifozë që posedonin thika e sëpata.

Më poshtë njoftimi i plotë i “Tigrave”.

“Komuna e Vitise ne krye me Sokol Halitin dergoi stadiumin e KF Vllaznise se Pozheranit ne Sodovine dhe po na detyron ti luajme lojt ne ate vend.

Kurse sot tifozeria jone TIGRAT u sulmua nga banoret e Sodovines ne menyrat me te keqija, ku nga keta banoret qe sulmuan kishin me vete thika, sopata e shume mjete tjera te forta.

Presim tani reagimin e ketyre njerzve qe derguan stadiumin ne Sodovine, se si do ti zhvillohen nga tani ndeshjet e Vllaznise dhe te na tregojne per sigurine e fansave!

Kjo qe ndodhi sot eshte tmerr per sportin veqanerisht futbollin, te tentosh te percjellesh rrjedhen e futbollit Evropian e te kete skena te tilla eshte tmerr”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/

Pamjet amatore të siguruara nga Gazeta Olle të incidentit pas derbit Vllaznia-Vitia. 

 

Pamjet amatore të siguruara nga Gazeta Olle të incidentit pas derbit Vllaznia-Vitia