Shembullore: Shkëlzen Jetishi ndihmon KH Vëllaznimin

Një etiketë e tillë me mbishkrimin “Sponsor i Vitit” gjatë ditës së sotme është vendosur në biznesin e këngëtarit të njohur Shkëlzen Jetishi, pikërisht tek “Xeni Imperial”, raporton “TV Syri”. 

Vendosjen e kësaj etikete e ka bërë drejtoresha për kulturë, rini, dhe sport në Gjakovë, Saranda Hyseni. E për këngëtarin nga Gjakova, kjo nuk është hera e parë që bëhet sponzorues i një klubi sportiv.

Kësaj radhe ai thotë se ishte oferta serioze nga kryesia e klubit që e bindi të bëhet përkrahës i projektit zhvillimor të Klubit të Hendbollit “Vëlllaznimi”

Mirënjohëse për një përkrahje të tillë është shprehur drejtoresha për kulturë, rini, dhe sport.

Në anën tjetër Jetishi është shprehur se një projekt i tillë zhvillimor duhet të shërbejë si model edhe për klubet e tjera sportive në Gjakovë.

VIDEON mund ta shikoni duke klikuar këtu.