Sabri Fejzullahu i jep zemër Prishtinës dhe Kosovës nga “Fadil Vokrri”

Në stadiumin “Fadil Vokrri” është mbajtur nisur koncerti i këngëtarit të mirënjohur Sabri Fejzullahu për Prishtinën.

Ky koncert vjen në bashkëpunim të Komunës së Prishtinës, televizionit Klan Kosova, kompaninë Gjirafa dhe grupin e tifozëve Plisat, janë përkujdesur që në këtë kohë pandemie, t’i argëtojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë.

Koncerti u organizua për të mbajtur moralin e gjithë qytetarëve, pasi që e gjithë Kosova është e mbyllur në karantinë për shkak të pandemisë COVID-19.

I shoqëruar vetëm me tingujt e pianos, këngëtari performoi disa prej këngëve e tij hite, të cilat janë dëgjuar nga breza të ndryshëm ndër vite.

Po ashtu gjatë gjithë performancës së tij, në një ekran të madh brenda stadiumit shfaqeshin pamjet nga rrugët e Prishtinës, ndërkaq si pjesë e skenografisë brenda stadiumit u përfshinë edhe ekipe të policisë, zjarrfikësve, mjekëve, zyrtarëve komunalë, e të tjerë.

Koncerti që u transmetua drejtpërdrejt, përfundoi me Sabriun duke i përkujtuar disa prej figurave të njohura që nuk janë më në mesin tonë, siç janë Faruk Begolli, Ibrahim Krajkova Leci, Fadil Vokrri, Leze Qena, Nexhmije Pagarusha, e të tjerë.