“Sportistët pa sigurim shëndetësor, ky është mjerim”

Ish-portieri kosovar, Jeton Bislimi, është operuar në boshtin kurrizor. Ai punon si trajner i portierëve te skuadra e Ferizajt.

Bislimi e ka shfaqur mllefin e tij për faktin se shumica e klubeve në Kosovë, nuk i sigurojnë sportistët e tyre.

Ja çka shkruan në rrjetin social ‘Facebook’, Jeton Bislimi

“Te nderuar sportista ne veqanti Futbollista pasi qe vet i perkas ketij lloj sporti. Tani duke u rikuperuar pas Operacionit po me bijn ndermend fjalet e Ismet Munishi se qfar FFK kemi dhe qfar Klube ”MJERIM”.16 vite pas luftes ne futbollistet ende jemi pa sigurim shendetsor kjo i bie qe nuk kemi FFK sepse ajo duhet tu qes kusht klubeve shum thjesht kush nuk ben sigurimin e lojtareve nuk mund te garoj ne kampionatin e Kosoves.Paramendoni ne at spital ku une u operova as nuk u hyri ne vesh fjala Futbollist. Pa keqkuptime nuk po shkruaj qe jam i mllefosur per OP time por i lutem zotit qe kaloi mire edhe nuk kisha nevoj nga askush.Te nderuar Futbollist koleg te mi une lendimin e unazave te boshtit kurrizor e fitova nga futbolli, dhe une as nuk u bera hesap nga Klubi im apo Komuna ime.Kam ardh me nje perfundim te mirresh sot me futboll eshte MARRE sepse je i pavlere.Ju lutem ju gjeneratat e reja te futbollit RUAJENI SHENDETIT.”