Spektakël dhe gola, Teuta i merr barazim të çmendur Kukësit në Kupën e Shqipërisë

Teuta dhe Kukësi janë ndarë në një barazim 2-2, në sfidën e parë të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, të zhvilluar në qytetin e Durrësit.

Një ndeshje me dy fytyra kjo për ekipin e Cungut, që pas një pjese të parë të barabartë, shënoi me Rexhinaldon, në sekondat e fundit të 45 minutave të para, pas një aksioni fantastik me Rrocën, përcjell GazetaOlle.

Me nisjen e të dytës, Rexhinaldo nuk ia doli dot pas një dëmtimi në pjesën e parë, dhe i la vendin Shkurtajt. Edhe ky i fundit, pas një shërbimi të shkëlqyer nga Rroca, shënoi i vetëm me Hidin.

Me dy gola diferencë, Shkëmbi nuk u dorëzua, dhe bëri zëvendësimet për t’u hedhur para në sulm, ndërkohë që Cungu e çoi ekipin me 5 mbrojtës. Në frymën e fundit, pasi rriti dozën e sulmit, Teuta barazoi me Bushiç dhe Hakajn.

Ndeshje spektakolare kjo në Durrës, dhe tashmë ekipi që kalon në gjysmëfinale, do të vendoset në ndeshjen e kthimit. /GazetaOlle/