Spanja – Irani, rezultat i ngushtë

Spanja ka arritur të shënojë fitore ndaj Iranit me rezultat 1:0.

Spanjollët edhe pse sulmuan gjatë gjithë ndeshjes nuk arritën që në fund të shënonin më shumë se një gol.

Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse David Silva ishte në rast të mirë disa herë.

Pjesa e dytë nisi me shumë presion.

Ishte sulmuesi Diego Costa që shënoi nga afër pas një topi të kthyer të iranianëve.

Deri në fund më nuk kishte gola dhe Spanja tani ka katër pikë, aq sa ka Portugalia. Irani është me tri pikë i treti. /Gazeta Olle/