Spanja eliminohet me penallti nga Rusia

Kombëtarja e Rusisë ka bërë befasinë më të madhe në këtë botëror, duke eliminuar Spanjën pas ekzekutimit të penalltive.

Përballja mes Spanjës dhe Rusisë ka shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta e pastaj ne, pasi koha e rregullt e ndeshjes ka përfunduar 1:1.

Ignashevich në minutën e 12’ me një autogol i dha epërsinë Spanjës.

Dzyuba në minutën e 41’, barazoi nga penalltia.

Pjesa e dytë e ndeshjes nuk solli ndryshim në rezultat, dhe skuadrat shkuan në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Koke e Aspas humbën penalltit, për t’i dhënë fitoren Rusisë me rezultat 4:2 me penallti.