Spalletti tallet me Allegrin, në studio shpërthejnë të qeshurat

Pas ndeshjes ndaj Juventusit, trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka prodhuar një moment qesharak gjatë intervistës për “Premium Sport”.

Duke folur për mikrofonin e televizionit italian, Spallettin e pengonte zëri i lartë i Allegrit, që ishte afër tij, përcjellë “Lajmi.net”.

“Allegri, fol më të ulët ose largohu nga këtu”, i tha Spalletti trajnerit të Juves, duke  shkaktuar të qeshura të mëdha në studio.

Gjithsesi, ish-trajneri i Romës e pati me humor, pasi që ka raporte të mira me homologun e tij.

Më poshtë e keni momentin komik.