Spalletti rinovon me Romën

Trajneri italian, i skuadrës së Romës, Luciano Spalletti, pritet të vazhdojë kontratën me skuadrën Romë. Drejtuesit e klubit të Romës, janë të kënaqur me Spallettin, dhe pritet ta shpërblejnë me kontratë të re italianin pasi janë të kënaqur me punën e tij të deritanishme.

Spalletti ka kontratë me klubin deri në fund të këtij sezoni, derisa bisedimet për kontratën e re kanë filluar.

Strategu italian është rikthyer në Romë vitin e kaluar. Ai ka zëvendësuar Rudi Garcian, i cili u shkarkua nga detyra pasi nuk arriti titullin e kampionit që është objektiv i skuadrës së Romës. Ekipi i drejtuar nga Spalletti, është kandidat serioz për titull këtë sezon.

Ekipi romak është në vendin e dytë në Serie A me 16 pikë të tubuara, katër më pak sesa Juventusi që është në pozitën e parë.