Spalletti: Ky super-yll kërkon të largohet nga Interi

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, e ka komentuar situatën e mesfushorit Geoffrey Kondogbia.

Ai ka thënë që Kondogbia dëshiron të largohet nga klubi.

“Ai dëshiron të largohet nga skuadra dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Dikush u përpoq ta bindte për t’u larguar por ai e bëri në mënyrë të gabuar dhe unë jam i befasuar”, deklaroi Spalletti, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ai nuk mund të sillet në këtë mënyrë, sepse ne kemi shpenzuar shumë para për ta transferuar”, shtoi ish-tekniku i Romës.

“Kondogbia është dashur të na tregojë se dëshiron të nënshkruajë me një klub tjetër dhe ne do të diskutonim, sepse ne nuk duam të bllokojmë lëvizjen e askujt”, u shpreh trajneri toskan.

download