“Southamptonin nuk e lë as për Barçën, as për Realin”

Trajneri i Southamptonin, Ronald Koeman, ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga kjo skuadër, pas spekulimeve se ai mund të bëhet trajner i Barcelonës.

I pyetur se a do të marrë drejtimin e Realit apo Barcelonës ai tha: “Real Madrid? Jo, jo, kurrë, ju duhet të më besoni mua. Barcelona? Ndoshta, pastaj. Për Barcelonën është e vështirë të flitet. Unë jam ende trajner i ri këtu, është më mirë të jem trajner i Southamptonit”.

Tutje, trajneri holandez që ka luajtur pesë vjet në Barcelonë shtoi: “Premierliga është gara më e mirë në botë. Kam kaluar kohën më të madhe si lojtar në Barcelonë dhe normale është që kam ndjenja për atë klub, por nuk kam arsye të largohem tani. Jo, sepse jam trajner i Southamptonit dhe dua të respektoj kontratën time. Jam i lumtur këtu”.

Koeman me Southamptonin ndodhet në vendin e shtatë në Premierligë. (Gazeta Olle)