Sot u zhvilluan katër takime: Behari befason Bashkimin, fitore arrijnë edhe Sharri e Lepenci

Janë zhvilluar sot katër takime në Ligën e Dytë të Kosovës.

A&N është ndalur nga Dardanët në Prizren duke barazuar 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Kurse fitore befasuese ka shënuar Behari ndaj Bashkimit të Korentinit me rezultatin 2-0.

Ndërsa fitore sot shënuan edhe Shari e Lepenci.

Rezultatet sot:

A&N 1:1 Dardanët

Rahoveci 0:2 Sharri

Behari 2:0 Bashkimi

Rinlindja 0:2 Lepenci

Nesër, ora 15:00

Gjakova – Kika

Dardania – Vëllazëria

Minatori – F.Kosova

Galaksia – Dukagjini