Sot, tri vjet më parë, FFK u pranua në FIFA

13 maj 2016 ishte dita tjetër që shënon historinë e ndritshme të futbollit kosovar.

Federata e Futbollit të Kosovës, 10 ditë pas pranimit në UEFA u bë anëtarja më e re e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror, FIFA.

Në Kongresin e FIFA-s, të mbajtur në Meksikë, Kosova mori 141 vota, për të fituar bindshëm statusin e saj si anëtare e FIFA-s.

Pranimi në FIFA ia mundësoi pjesëmarrjen në kualifikime për botërorin 2018, edhe pse paraprakisht shorti për grupet ishte hedhur gjashtë muaj më parë.

Më 3 maj, Kosova ishte pranuar në UEFA. Si në shtëpinë evropiane ashtu edhe në atë botërore, merita të mëdha kishte presidenti i ndjerë, Fadil Vokrri, për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në lobim dhe miqtë e tij.