Sot testi i parë i vështirë për Amir Rrahmanin në Serie A: Takohet ndaj kësaj skuadre të madhe

Amir Rrahmani ka nisur mirë edicionin e ri te skuadra e re në Serie A.

Te Helllas Verona, Rrahmani ka zhvilluar gjitha ndeshjet zyrtare nga minuta e parë, shkruan Gazeta Olle.

Por sot nga ora 20:45, skuadrën e mbrojtësit prishtinas e pret një punë jashtëzakonisht e vështirë.

Verona sot si vendas do ta pres skuadrën e madhe italiane, AC Milan.

Kjo për Rrahmanin do të jetë testi i parë i vështirë që prej transferimit në Serie A gjatë kësaj vere.

Këtë shtator, Rrahmani u bë futbollisti me më së shumti paraqitje (26) në fanellën e Kombëtares së Kosovës pasi kaloi kapitenin Samir Ujkani./GazetaOlle