Sot, Prishtina diskuton për të ardhmen e Bylbyl Sokolin

Po largohet, s’po largohet. Dilema rreth të ardhmes së trajnerit të Prishtinës, Bylbyl Sokoli do të shuhet sot.

Bordi i klubit do ta mbajë një takim për të vendosur për të ardhmen e tij. Kështu të paktën është thënë gjatë emisionit 2 me 1 në RTV 21.

Kujtojmë se Sokoli ditë më parë dha dorëheqje por e cila nuk iu aprovua nga kryesia e klubit. Prishtina në dy takimet e fundit ka arkëtuar vetëm një pikë, duke mbetur nëntë pikë prapa liderit Feronikeli, kur kanë mbetur edhe dhjetë xhiro deri në fund të kampionatit.